Komuna e Malishevës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Komuna e Malishevës ka njoftuar se që nga dita e enjte, për shkak të zgjerimit të punimeve do të bllokohen për qarkullim katër rrugët kryesore të cilat kyçen në rreth, përkatësisht në hyrje të qytetit.
“Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që do të krijohen në qarkullim për shkak të mbylljes së domosdoshme të këtyre rrugëve në këtë fazë të punimeve”, thuhet në njoftimin e komunës.
Më tej, komuna ka publikuar një hartë, ku janë shfaqur rrugët alternative që mund të shfrytëzohen, teksa u bë e ditur se rrugët do të lirohen për qarkullim pas përfundimit të punimeve.