24-11-2024

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Foto: Rrugë në lagjen “Dardania” në Prizren, shtruar më 2019

Komuna e Prizrenit ka dalë keq apo nën mesatare edhe sa i përket Infrastrukturës rrugore dhe menaxhimit të hapësirave publike, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në raportin e performancës së Komunave për vitin 2019, Ministria e Pushtetit Lokal ka publikuar një raport në të cilin prezanton rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre.

Lexo edhe :

Ndër dështimet e shumta, Komuna e Prizrenit edhe me mungesë transparence (Dokument)

Në listën e përgjithshme sa i përket Infrastrukturës rrugore, Komuna e Prizrenit është nën mesatare, duke arritur vetëm 41.15% të kritereve, që e rangojnë në vendin 24 nga 36 komunat e Kosovës sa janë përfshirë në projekt.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kjo fushë matë rrugët komunale dhe infrastrukturën përcjellëse që janë nën kompetencën e komunës, që përfshinë edhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore me trotuare, ndriçim, shenjëzim si dhe shteg të biçikletave.

Para Prizrenit jo vetëm që janë disa komuna të mëdha si Gjilani, Fushë Kosova, por edhe komunat më të vogla të rajonit tonë, si Rahoveci e Suhareka.

Nën mesatare Prizreni ka treguar performacë edhe sa i përket menaxhimit të hapësirave publike, të cilat ndikojnë në standardin e jetës së qytetarëve, ndërsa komunat janë kompetente për ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në këtë kontekst Komuna e qeverisur nga Mytaher Haskuka ka treguar 42.6%  të performacës, ndërsa përfshihen edhe hapësirat e gjelbra për kokë banori. Derisa edhe në këtë fushë ka komuna që kanë përmbushur 100 të kritereve, Prizreni është në vendin e 25-të. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Haskuka përuron dyfishimin e hapësirës në QMF-në e Zhurit

Asnjë koment

Comments are closed.