20-04-2024

Haskuka përuron dyfishimin e hapësirës në QMF-në e Zhurit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, sot kanë bërë përurimin e Qendrës së renovuar të Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas njoftimit nga komuna, objektit të vjetër të QMF-së iu është shtuar edhe një kat, duke e dyfishuar hapësirën e kësaj qendre, si dhe është bërë renovimi i hapësirave të brendshme.

Lexo edhe:

Prizreni në vendet e fundit prej komunave të Kosovës edhe për Përgjegjshmërinë (Dokument)

 

“Banorët e fshatit Zhur, përveç shërbimeve bazike mjekësore, tashmë në QMF-në e tyre do të kenë edhe disa shërbime, ai atë për infuzione, laborator brenda QMF-së, shërbimet e diagnostikës (si ultrazëri e EKG-ja) dhe Këshillimore për nënat shtatzënë dhe fëmijë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.