20-04-2024

Prizreni në vendet e fundit prej komunave të Kosovës edhe për Përgjegjshmërinë (Dokument)

Pos mungesës së performancë, që është nën mesataren e përgjithshme, pastaj mungesës së transparencës ku është radhitur ka fundi i tabelës në Kosovë, Prizreni ka dalë shumë keq edhe sa i përket performacës në fushën e përgjegjshmërisë.

Komuna e Prizrenit, qeverisur nga Mytaher Haskuka është në mesin e 6 komunave me performacën më të dobët në këtë fushë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ministria e Pushtetit Lokal, ka publikuar raportin e performancës së Komunave për vitin 2019, që prezanton rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në listën e përgjithshme sa i përket performacës në fushën e përgjegjshmërisë,  Komuna e Prizrenit arrin shifrën prej 53.08%, duke zënë vendin e 29-të nga 36 komunat e Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq sa i përket Perfomancës (Dokument)

Edhe në këtë fushë, para Prizrenit jo vetëm që janë shumë komuna të mëdha si Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaji, por edhe ato më të vogla si Vushtrria, Klina, Shtimja, etj. Po ashtu para Prizrenit janë edhe komunat më të vogla të rajonit tonë, si Rahoveci që është ranguar në vendin 4 dhe Suhareka në atë të 12.

Referuar raportit përgjegjshmëria komunale ka gjithsej 22 tregues. Në kuadër të kësaj fushe, vërejmë performancë të lartë të komunave në ndërmarrjen e veprimeve ligjore për suspendimin e zyrtarëve për të cilët ka pasur aktakuzë në lidhje me veprat për shpërdorim detyrës zyrtare. Sipas të dhënave aktakuza për vepra të tilla penale ka pasur për 28 zyrtarë në 9 komuna, prej të cilëve 13 janë raportuar të jenë suspenduar.

Raporti i Ministrisë së Pushtetit Lokal tregon për 36 komuna të Kosovës ku edhe janë bërë matjet në 19 fusha të ndryshme. Vlerësim i këtij viti ka pasur në fokus pasqyrimin e të arriturave për 38 komuna. Në këtë raportim nuk janë përfshirë Komuna e Mamushës dhe ajo e Dragashit, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Ndër dështimet e shumta, Komuna e Prizrenit edhe me mungesë transparence (Dokument)

Asnjë koment

Comments are closed.