Komuna e Prizrenit e para në ofrimin e Shërbimit Geriatrik, për të moshuarit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se pas kujdesit paliativ, ku ofrohen shërbime mjekësore në shtëpi për personat me sëmundje në fazën terminale, nga sot, për herë të parë në Kosovë, fillon të ofrohet shërbimi geriatrik për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, por nuk kanë mundësi të shkojnë deri në Qendrat e Mjekësisë Familjare, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka thënë se tanimë ekipi i shërbimit geriatrik në shëndetësinë primare do të realizojë vizita të rregullta për të moshuarit e komunës sonë, të cilët nuk kanë përkujdesje nga anëtarët e tjerë të familjes, për të ofruar shërbime mjekësore dhe sociale si matja e tensionit arterial dhe paramasave të tjera vitale, vendosja apo heqja e kateterit urinar, dhënia e terapisë orale, si dhe shërbime të tjera për rreth 50 pacientë të identifikuar deri më tani.
Lexo edhe:
Prizreni nën mesatare edhe për kujdesin primar shëndetësor (Dokument)