23-11-2024

Komuna e Prizrenit për dreka zyrtare shpenzoi mbi 17 mijë euro

Në raportin zyrtar të shpenzimeve të publikuara në ueb-faqen e Komunës së Prizrenit vlera e përgjithshme e shpenzimeve komunale gjatë kësaj periudhe është 11,603,412.19 euro nga 45,090,516.00 euro sa është buxheti i planifikuar i Komunës për vitin 2018.

Komuna e Prizrenit ka shpenzuar 149,921.40 euro për udhëtime brenda vendit, për jashtë vendit 7,117.33 euro, kurse për mëditje ka dhënë 1,880.20 euro.

Komuna e Prizrenit me të gjitha drejtoritë në pritjet e mysafirëve për dreka zyrtare ka shpenzuar 8,063.79 euro, ndërsa për ushqim dhe pije që nuk kanë qenë dreka zyrtare ka shpenzuar 9 mijë e 201.43 euro.

Nën udhëheqjen e Mytaher Haskukës, Komuna e Prizrenit për “shërbimet e tjera kontraktuese” siç thuhet në raport ka shpenzuar 761,454.18 euro ose 13.22 për qind të buxhetit.

Komuna e Prizrenit është kujdesur edhe për rehatinë e stafit duke shpenzuar në mobilie 16,865.00 euro.

Ndërsa për telefoni mobile ka shpenzuar 10 mijë e 749.05 euro./tvprizreni

Asnjë koment

Comments are closed.