20-04-2024

Komuna e Prizrenit promovon biznesin e vëllait të kryetarit Haskuka

Qyteti i Prizrenit veçohet me shumë objekte historike dhe fetare si dhe me mikpritjen e tij.

Prizreni vizitohet nga turistët vendor por edhe ndërkombëtar.

Komuna e Prizrenit që nga muaji gusht ka promovuar faqen Visit Prizren, me qëllim të promovimit të Prizrenit, Hoteleve, ushqimeve kafiterive dhe objekteve për tu vizituar.

Mirëpo duket që Komuna pos promovimit të Turizmit, është përkujdesur që vëllait të kryetari Mytaher Haskuka t ‘ia promovojë biznesin me përparësi nga bizneset e tjera të shumta.

Në pjesën ku kjo web faqe promovon Hotelet, si Hoteli i parë në renditje është “Hotel Bora” që gjendet në Prevallë, destinacion i shumë vizituar.

Në këtë listë janë edhe shumë Hotele tjera, mirëpo Hoteli i vëllait të Haskukës është renditur si i pari, pa pasur ndonjë kriter apo sqarim pse gjendet i pari në listë.

“Hotel Bora” në Agjencinë për Regjistrimin e biznesve është në pronësi të Myxhahit Haskuka, vëllai i kryetari Mytaher Haskuka.

I njëjti është si pronar  i vetëm i regjistruar, me kapital prej 8 mijë Euro, ndërsa data e regjistrimit të këtij biznesi është tetori i vitit 2019.

Edhe vet kryetari Mytaher Haskuka disa herë në profilin e tij në facebook ka promovuar këtë web faqe./ Lajm365

Asnjë koment

Comments are closed.