Nisma do mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit për gjendjen në arsim

Kuvendarë të Nismës Socialdemokrate në Prizren kanë nisur konsultimet me partitë opozitare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal rreth gjendjes në arsim.

Kjo vie pas vendimit të kryetarit të  Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për të larguar disa nga drejtorët e shkollave pa kritet e pa konkurs, transmeton Gazeta e Prizrenit

“Duke parë gjendjen e rënd në arsimin e Prizrenit që vjen si rezultat i paaftësis por edhe ndërhyrjes politike nga z.Haskuka në pragë të fillimit të vitit shkollor, si këshilltar i Nismës Socialdemokratr në Kuvendin e Prizrenit kam filluar konsulltimet me përfaqësuesit e partive poltike që përfaqësohen në Kuvendin e qytetit tonë që të organizojm një seanc të jashtëzokonshme!”, thuhet në njoftimin e shefit të grupit të NS, Pranverim Berisha.

Çfarë po ndodh? Haskuka fton drejtorët e larguar të shkollave

Sipas tij, arsimi nuk është pronë private e z.Haskuka as e komisarëve të tij, që ta degradojë deri në këtë nivel, duke bër shkelje ligjore për interesa të ngushta të pësojn nxënsit prizrenas! / GazetaePrizrenit.net