24-11-2024

Komuna e Prizrenit rrënon objektin që po ndërtohej në pronë publike

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit ka rrënuar një objekt banimi në ndërtim e sipër, në lagjen Dardania.

Objekti po ndërtohej në pronë publike dhe rrjedhimisht nuk ka pasur leje ndërtimi.

Pas njoftimit për fillim të ndërtimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët komunalë dhe e kanë urdhëruar pronarin t’i ndalojë punimet.

Urdhri është shpërfillur nga pronari duke vazhduar me punime.

Më pas ai ka refuzuar edhe kërkesën për vetë rrënim, gjë që ka detyruar të merret vendim për rrënim të objektit me qëllim të lirimit të pronës publike, bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prizrenit./e.o

Image may contain: sky, house, cloud, tree, outdoor and nature

Asnjë koment

Comments are closed.