Komuna e Suharekës shpallet zonë karantinë
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Suharekës Bali Muharremaj përmes një postimi.
Sipas tij, të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.
Muharremaj ka njoftuar se fshatrat Semetisht dhe Bllacë shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit.
Do të ndalohen hyrjet dhe daljet në këtë komunë dhe po ashtu ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 17:00 deri në orën 6:00. /GazetaePrizrenit.net