23-11-2024

Komuna ndërprenë asfaltimin e rrugës në Banjë të Malishevës, nuk u përmbushën standardet

“Kjo ka ndodhur sot, gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge, nga ana e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi dhe mbikëqyrësit të punimeve në këtë rrugë, Januz Krasniqi. Pas ndërprerjes së punimeve, në asfaltimin e rrugës në lagjet e Samadraxhëve dhe atë Telakëve, është urdhëruar operatori që të bëj përmirësimet e nevojshme, për cilësinë e asfaltit, ashtu edhe në respektimin e kriterit për trashësinë e asfaltit”, thuhet në komunikatë.

Berisha, ka deklaruar se, “nuk do të lejohet asnjë operator që të shkelë kriteret e parapara për projektet e caktuara”. Këtë zotim se nuk do të lejohet shkelja e kritereve dhe që punimet duhet të jetë cilësore dhe sipas standardeve, nënkryetari Berisha, e ka thënë në vazhdimësi në çdo inspektim të punimeve në projektet të cilat i realizon Komuna e Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.