25-04-2024

Konkurs për Kompleksin Memorial kushtuar komandant Drinit

Komuna e Prizrenit ka shpallur konkurs projektimi për Kompleksin Memorial kushtuar veprimtarisë së Ekrem Rexhës – komandant Drinit. Drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, ka njoftuar për TV Prizreni, se “qëllimi i këtij konkursi është që të arrihet në një zgjidhje dhe koncept vizionar për kompleksin, ku përmes një infrastrukture të re dhe të qëndrueshme të arrihet prezentimi i veprimtarisë së Drinit”.

Hapësira ku do mendohet për vendosjen e Memorialit të komandant Drinit gjendet në pjesë qendrore të qytetit të Prizrenit, përkatësisht në rrugën “Adem Jashari”, apo mini parku tek Shtëpia e Bardhë në Prizren, lokacioni i ngushtë ka një hapësire prej 1400m²,

Nga të interesuarit për konkurrim kërkohet hartimi i projektit-planit ideor për realizimin e zgjidhjes urbanistike / arkitektonike/artistike / të Memorialit kushtuar komandant Drinit dhe lidhja e kompleksit/hapësirës në mes veti përmes një plani të MOBILITETIT, shkruan TvPz përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Konkurruesit janë të lirë, të përzgjedhin formën e objekteve, stilin, materialin dhe arkitekturën e përdorur në idetë e tyre, që nga ajo tradicionale deri tek ajo moderne apo edhe të një kombinimi mes tyre për objektet të cilat gjenden ne kuadër të hapësirës së paraparë për Memorialin e komandant Drinit, por gjithsesi duke u përshtatur dhe kurrsesi me ndikim negativ apo degradues në peizazhin rrethues, ka njoftuar drejtori, Osman Hajdari. /tvprizreni.info/ GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.