24-11-2024

Konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në UP hapet nesër

Universiteti i Prishtinës nesër pritet ta shpallë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në tri nivelet e studimit: bachelor, master dhe doktoratë.

Kështu tha prorektori për Mësim dhe Çështje të Studentëve, Hysen Bytyqi. Ai tha se edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për rritjen numrit të studentëve në Mjekësi ka filluar të zbatohet që nga e hëna, pasi që është vendim i obligueshëm.

Të premten pritet të shpallet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të tria nivelet e studimit në Universitetin e Prishtinës. Janë të lira mbi 3 500 vende.

“Do të shpallen për aplikim të kandidatëve 150 programe studimore, prej tyre 70 në nivelin bachelor, 65 në master dhe 15 programe për studime të doktoratës. Numri i përgjithshëm i studentëve apo i vendeve të lira janë gjithsej 3534 vende. Në nivelin master do të jenë 2425 studentë dhe 116 studentë në studimet e doktoratës”, ka saktësuar për Radio Kosovën prorektori Bytyqi.

Ai po ashtu tha se që nga e hëna ka filluar të zbatohet edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për ta rritur numrin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, me 75 studentë në programin Mjekësi e Përgjithshme dhe 59 studentë në Infermieri.

Në konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj, UP është e obliguar me rregullore që 17 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve që regjistrohen të jenë nga komunitetet pakicë dhe studentëve jashtë Kosovës

Asnjë koment

Comments are closed.