Konstatohet uji i ndotur me baktere në dy fshatra të Suharekës

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, të hënën, ka njoftuar se uji për përdorim human është i ndotur dhe me baktere në fshatrat: Semetisht dhe Sopijë, si pasojë e vërshimeve të fundit.

Ky konstatim sipas organeve komunale, ka ardhur pas analizave të fundit që janë bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë, drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për analiza të ujit të pijshëm te zonat e prekura nga vërshimet, ka dalë se rezultati i ujit për përdorim human është i ndotur dhe me baktere, në fshatrat: Semetisht dhe Sopijë”, shkruan në informatën e lëshuar nga Drejtoria e Shëndetësisë për ujin e pijshëm pas vërshimeve.

Ky dikaster lokal, ka theksuar se rekomandimet janë që zonat të klorohen nga institucionet përkatëse, derisa një ndër preventivat momentale është që uji të vlohet para përdorimit ose të përdoret uji i ambalazhuar, deri në informatën e ardhshme.

“Analiza të ujit të pijshëm do të bëhen sërish, gjatë kësaj jave, për tërë territorin e Komunës së Suharekës