26-11-2024

Kontrabandoi me emigrant, paraburgim shtetasit serb në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë,ndaj të pandehurit me iniciale  B.D. nga Republika e Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me emigrant, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në kumtesën e GJTH-së, thuhet se ekziston baza e posaçme ligjore për caktimin e paraburgimit, nga se i pandehurit me iniciale  B.D. për përfitim të dobisë pasurore për vete duke ia mundësuar hyrjen e paligjshme në Republikën e Kosovës shtetasve të huaj, pesha e veprës penale e cila është drejtuar kundër rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:

Kryetari Haskuka, i mbyllur (dokument)

“Ai duke mos i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrjen në Republikën e Kosovës dhe duke i  mundësuar viktimave të kalojnë si vend transit, duhet të veçojmë faktin se në këtë periudhë numri i këtyre veprave penale ka shënuar rritje dhe ka kaluar në trend”, thuhet në kumtesën e GJTH-së./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.