03-05-2024

Korisha formon Shtabin emergjent për ndihmë banorëve

Korisha e Prizrenit kaloi ditën e parë në karantinë. Në zbatim të masave përkatëse ndaj pandemisë, patrullat policore në 5 hyrje-daljet e fshatit, po mbikëqyrin lëvizjet.

Korisha është ndër fshatrat më të mëdha të vendit, ndërsa ka një numër të madh të banorëve në mërgim, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pas shfaqjes së rastit të infektimit me COVID-19 mbrëmë, Ministria e Shëndetësisë vendosi që ky fshat të shpallet zonë karantinë.

Pas kësaj, kryesia e Bashkësisë Lokale, me të gjitha subjektet politike të Korishës në bashkëpunim me Policinë, në mbledhjen e mbajtur, me qellim të respektimit të vendimit të IKSHPK-së, dhe vendimin e Komunës së Prizrenit, për parandalimin e pandemisë për përhapjen e Koronavirusit mori për formimin e shtabit emergjent për ndihmë dhe informim të qytetarëve.

Në njoftim, thuhet se shtabi do të jetë në dispozicion gjatë terë kohës me shërbime dhe informim të qytetarët tonë, do të koordinohet për bashkëveprim me qytetarët dhe me të gjitha institucionet lokale, qendrore si me IKSHPK-në, Kuvendin Komunal, dhe Policinë e Kosovës.

“Kërkojme nga qytetaret e Korishës të jenë të kujdesesshëm në respektimin e gjitha vendimeve të IKSHPK-se, Kuvendit Komunal, Shtabit lokale si dhe vendimeve te institucioneve të Republikës së Kosovës. Për çdo informacion rreth  situatës aktuale në fshatë do të informoheni përmes shtabit lokal dhe mjeteve të informimit, prandaj lusim qytetarët të mos krijohet panik,  por të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave parandaluese”, thuhet në njoftim.

Kryetar i shtabit lokal për reagim emergjent është Abaz Bobaj, ndërsa Rexhe Ukaj, nënkryetar. Pjesë e tij janë edhe disa anëtarë, përfshirë edhe ata për komunikim me fermerët dhe bizneset.  /GazetaePrizrenit.net /

Lexo edhe:

Dita e parë në karantinë, policia mbikëqyrë Korishën

Asnjë koment

Comments are closed.