17-05-2024

Koronavirusi/ A është i rrezikshëm Ibuprofeni?

Nga Stefanie May, BILD

Deri më tani, simptomat e sëmundjes së koronavirusit jaën trajtuar kryesisht me qetësues të dhimbjeve. Por tani qarkullojnë zëra se një nga ilaçet më të zakonshme e bën virusin është më të rrezikshëm. A përkeqësohet koronavirusi nga Ibuprofeni? BILD ka pyetur virologun, profesorin Jonas Schmidt-Chanasit.

Nga nisën thashethemet?

Gjithçka nisi me një mesazh zanor në WhatsApp, që u shpërnda me shpejtësi. Përmbajtja: Spitali Universitar i Vjenës thuhet se ka zbuluar se pacientët me kroonavirus, me simptoma veçanërisht të rënda, kanë marrë më parë Ibuprofen.

Përfundimi i supozuar i mjekëve vjenezë: Ibuprofen e vështirëson sëmundjen dhe promovon shumimin e viruseve.

Klinika e mohon

Fakulteti i Mjekësisë në Klinikën Universitare të Vjenës reagoi menjëherë, duke e bërë të qartë se ishte një lajm i rremë. Ministria Federale e Shëndetësisë e rishpërndau mesazhin e tyre.

Por thashethemet për rrezikun e Ibuprofenit u ushqyen sërish nga ministri francez i Shëndetësisë (dhe neurologu) Olivier Veran. Në Twitter ai shkroi dje: “Marrja e anti-inflamatorëve si Ibuprofen, Kortizon… mund të jetë një faktor që e përkeqëson infeksionin. Nëse keni ethe, merrni paracetamol”.

Mashtrim apo jo?

Virologu Jonas Schmidt-Chanasit thotë për BILD: “Është e qartë se bëhet fjalë për një lajm të rremë. Deri më tani nuk ka asnjë provë që Ibuprofeni e favorizon koronavirusin apo e bën më të rrezikshëm”.

Atëherë përse ky paralajmërim nga ministri i Shëndetësisë në Francë?

Olivier Veran me sa duket i referohet një artikulli në revistën ‘Lancet’. Aty supozohet se Ibuprofeni pengon disa receptorë në trup- dhe në këtë mënyrë lehtëson thithjen e viruseve. “Por kjo është vetëm një hipotezë,” thotë Schmidt-Chanasit.

A duhet të vazhdoj të marr Ibuprofen?

“Gjatë vetëmjekimit duhet të keni kujdes nëse keni simptomat e koronavirusit. Sepse të gjithë përbërësit aktivë për lehtësimin e dhimbjes dhe uljen e temperaturës kanë efekte anësore. Ibuprofeni dhe veçanërisht acidi acetilsalicilik kanë një efekt antikoagulant,” thotë Schmidt-Chanasit. “Dhe kjo mund të jetë e rrezikshme, veçanërisht nëse sëmundja Covid-19 është e rrezikshme dhe duhet të bëheni operacion”. Kjo sepse koagulimi i gjakut do ndërpritet dhe rrezikoni të humbisni gjak gjatë operacionit.

A duhet të marr paracetamol atëherë?

Schmidt-Chanasit: “Paracetamoli po ashtu ka efekte anësore. Fillimisht duhet të pyesni veten nëse vërtet duhet të merrni ilaçe. Në përgjithësi do të këshilloja të mos e bëni nëse keni temperaturë të lehtë. Nëse doni patjetër te merrni diçka, pyesni mjekun e familjes ose farmacinë- veçanërisht nëse keni sëmundje të mëparshme”./ SYRI.net/

Asnjë koment

Comments are closed.