Kosova dy vjet pa asnjë humbje
Me fitoren e ndaj Çekisë me rezultatin 2:1, Kosova kalon përkohësisht vendin e parë në Grupin A. Kjo është padyshim fitorja më e rëndësishme për Kosovën në grupin A.
Nga viti 2017 ekipi i Kosovës nuk ka pësuar humbje, por vetëm ka fituar ose barazuar. Kjo është ndeshja e 15 radhazi që Kosova nuk njeh humbje në arenën ndërkombëtare duke parë më afër arritjen e objektivit për t’u kualifikuar në Europianin 2020.
Të martën që vjen Kosova do të luajë në Southampton, kundër skuadrës më të fortë të grupit, Anglisë, që sonte ndeshet me Bullgarinë. /GazetaePrizrenit.net/