Kosova humb edhe sot, shtatë ndeshje pa fitore
Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka pësuar edhe humbjen e dytë brenda katër ditësh.
“Dardanët” janë mundur sonte nga Sllovenia, me rezultat 0-1, në “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit C në Ligën e Kombeve.
Të përzgjedhurit e Bernard Challandes pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, as në duel me skuadrën sllovene, nuk ia dolën të marrin rezultat pozitive.
Lexo edhe:
KF “Liria” homazhe për Agim Bytyqin
Vuckiq (22’) zhbllokoj ndeshjen, duke kaluar në epërsi skuadrën sllovene. Skuadra jonë në finish të pjesës së parë rrezikoi dy herë seriozisht portën e Oblak përmes Paqaradës dhe Celinës, por në të dy rastet Oblak shpëtoi portën e skuadrës mike.
Në fraksionin e dytë, futbollistët tonë, u angazhuan mjaft shumë duke e kërkuar vazhdimisht golin e barazimit, por pa mundur të thyen mbrojtjen e Sllovenisë.
Kujtojmë së edhe në duel me Slloveninë, Kosova u paraqit pa disa lojtarët kryesor përfshirë Vedat Muriqin, Milot Rashicën e Amir Rrahmanin.
Kosova pas kësaj disfate, mbetet më vetëm një pikë në Grupin C, derisa Sllovenia ka 7 pikë, aq sa ka edhe Greqia në vendin e parë.
Kosova ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në udhëtim tek Greqia. /RTKLive/