23-04-2024

Krasniqi: Vetëvendosja nuk e do rrëzimin e qeverisë, por kanë mbetur pa tema

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Memli Krasniqi ka folur për qëndrimin e kësaj partie në raport me rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Krasniqi në RTV Dukagjini ka thënë se kjo parti nuk ka më asnjë lidhje me Hashim Thaçin që nga koha kur ky i fundit është bërë president.

Ai ka thënë se deklaratat e deputetëve të Vetëvendosjes në adresë të Presidentit për të ushtruar ndikim te PDK-ja nuk janë serioze.

Lexo edhe:

Ndër dështimet e shumta, Komuna e Prizrenit edhe me mungesë transparence (Dokument)

“Vetëvendosje si parti janë jo serioze, lëre më deputetët e saj. Vetëvendosja nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë Hoti, por ata kanë mbetur pa tema. Njerëzit i kanë shpallur zyrtarisht anti-amerikanë. Neve na kanë akuzuar se po i shpallim anti-amerikanë për luftë politike. Por, tash kur të shpall anti-amerikan këshilltari i Presidentit Donald Trump nuk e di kush ja vë vulën kësaj teme. Këta nuk e kanë ndërmend ta rrëzojnë qeverinë”.

Deputeti i PDK-së thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë nënshkrimet as për të thirrur në interpelancë Avdullah Hotin për takimin në Washington.

Krasniqi thotë se derisa asnjë deputet që ka votuar qeverinë nuk ka dalë nga koalicioni qeveritar nuk mund të iniciohet mocioni ndaj Avdullah Hotit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së thotë se Qeveria Kurti ka qenë shumë më e keqe se kjo e Hotit.

Asnjë koment

Comments are closed.