16-04-2024

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli takoi strukturat e partisë, debaton në Prizren (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në oret e vona të pasdites të së mërkures, ka mbajtur një takim me strukturat e partisë që e drejton ai në Prizren.

Takimin e sotëm më strukturat e degës së PDK-së në Prizren, kreu i saj, Kadri Veseli, e shfrytëzoi për të uruar kryetarin e ri të partisë së tij në këtë komunë, Shaqir Totaj, duke thënë se nga zgjedhjet e brendshme, kjo parti po vijon fuqizimin e saj.

Ndërkaq, edhe kryetari i ri i këtij subjekti politik, Shaqir Totaj, tha se PDK pas këtyre zgjedhjeve do të ketë një vizion të ri, një kulturë të duhur politike jo kulturë servile, përmes planeve konkrete në fuqizimin e partisë, theksoi ai.

Ndërkaq, kreu i PDK-së, Veseli, tha se “ Dekada e re”, mbështetet në vizion të qartë në shërbim të interesave ndaj qytetarëve dhe zhvillimit e prosperimit të Kosovës. Pjesë e këtij takimi me strukturat e partisë në Prizren, ishin edhe zyrtarë të lartë në institucionet shtetërore nga PDK./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.