27-04-2024

Kadri Veseli: Për nga qeverisja më 70-vjeçar po del Mytaher Haskuka se sa Ramadan Muja

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një debat me struktura të degës së Prizrenit, ka folur edhe për qeverisjen lokale, duke kritikuar pushtetin lokal, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në këtë kontekst ka lavdëruar ish-qeverisjen e PDK-së duke thënë se sipas ritmit punues, po del se më i moshuar është Haskuka se sa Ramadan Muja.

“Prizreni është dëshmi edhe në nivel vendi nëse PDK duhet të shkojë apo jo në opozitë. Me Ramadan Mujën 70-vjeçar  ju e dini sa është arritur në Prizren, ndërsa tash po e shihni Mytaher Haskukën, që po duket sikur ky të jetë 70-vjeçar”, tha Veseli para të pranishmëve.

Ai tha se Haskuka e konsideron si të jetë i dënuar që vjen në Prizren. “Haskuka do t’ia humb Prizrenit së paku 50 milion euro gjatë qeverisjes së tij, sikurse Agim Bahtiri, Mitrovicës”, tha Veseli, përcjell Gazeta e Prizrenit”.

Ai tha se PDK-së nuk i duhet as vota e njerëzve të korruptuar. Sipas tij, subjekti që drejton preferon debatin dhe nuk është parti e kuvendit të karrigeve./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.