27-09-2021

Kritika ndaj Barçës, skuadra e meshkujve dhe e femrave bashkë në avion, por…

Turneu i parë i përbashkët në historinë e klubit të Barcelonës mes skuadrës së meshkujve dhe të femrave ka ngjallur reagimin e tifozëve të ekipit të femrave, pasi ishte vetëm skuadra e meshkujve ajo që udhëtoi në biznes klas në avion.

Dy ekipet udhëtuan së bashku për në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë klubi publikoi edhe një video.

Por futbollistet femra nuk shiheshin askund në zonën e klasit biznes në avion, por në ekonomik klas. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i tifozëve në rrjetet sociale, të cilët vinin në dukje që edhe pse me skuadrën e meshkujve mungonin shumë prej yjeve të skuadrës dhe pjesë e saj ishin edhe lojtarë të skuadrës B, sërish ata ishin të privilegjuarit. Tifozët sugjeruan se nëse nuk do të kishte vende mjaftueshëm, atëherë lojtarët më të mirë nga meshkujt dhe nga femrat të vendoseshin në klasin biznes në avion.

Megjithatë, pavarësisht reagimit të tifozëve, lojtaret dolën në mbrojtje të klubit në këtë rast. Alexia Putellas tha për “Mundo Deportivo” se skuadra e femrave ishte shtuar në turne vonë dhe klubi kishte organizuar gjithçka në minutat e fundit./TCH

Asnjë koment

Comments are closed.