25-04-2024

Kryeministri Hoti sot e pret në zyrë policin që u plagos rëndë në aksionin e Zhurit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të takohet me pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Artur Mrasorin, i cili u plagos rëndë në një aksion të policisë në fshatin Zhur të Prizrenit

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Sinjali brenda Qeverisë së Kosovës, ku kanë njoftuar se takimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit e 10-ta, pas Rahovecit e Suharekës për shërbimet administrative

Ndërsa përveç Hotit, Mrasorin do ta takohet edhe me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Asnjë koment

Comments are closed.