24-11-2024

Kryeministri Hoti tregon si u anulua takimi në SHBA

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se takimi që pritej të mbahet më 27 qershor në SHBA është shtyrë për një datë tjetër, por se do të udhëtojë për atje sapo t’i vijë ftesa e parë.

Kështu deklaroi ai në një intervistë për emisionin “Opinion”, teksa tha se takimi do të mbahet sërish, sapo të krijohet një ekipë shtetore që përfaqëson Kosovën.

“Unë kam pasur ftesë që të shkojë, edhe pasi të ndodhë ajo. Por më pas u dakorduam që kjo datë të spostohet për një ditë tjetër. Është spostu deri sa ne të konsilodojmë një ekipë shtetërore që e përfaqëson Kosovën. “, tha ai

Tutje, Hoti ka shtuar se do të udhëtojë për në SHBA me ftesën e parë që i vjen nga Shtëpia e Bardhë.

“Kryeministri i vendit e përfaqëson Kosovën në dialog, por unë dua që të kemi një gjithëpërfshirje me të gjitha partitë politike.”, tha ai.

Kujtojmë se takimi në SHBA ku pritej edhe të rifillonte dialogu Kosovë-Serbi, u anulua pasi propozua aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, shkruan Gazeta Metro.

Presidenti Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Përveç tyre akuzohen edhe disa persona të tjerë, por që nuk janë bërë të ditur emrat e tyre, por vlen të theksohet se akuza nuk është proceduar dhe vulosur nga Gjykata Speciale.

Ndërsa, nga analistët vendorë e ndërkombëtarë është komentuar si ndërhyrje politike kundër bisedimeve në Shtëpinë  Bardhë që pritej të fillonin më 27 qërshor.

Asnjë koment

Comments are closed.