25-04-2024

Kryeministri Hoti uron besimtarët katolikë për natën e Shën Nikollës

Kryeministri, Avdullah Hoti, përmes ‘Facebook’-ut, ua ka uruar besimtarëve të krishterë festën e Shën Nikollës.

Postimi i tij:

“Besimtarëve të krishter, dhe të gjithë atyre që e festojnë natën e shën Nikollës (Shënkollit), ua urojmë këtë festë të ngrohtësisë dhe afërsisë familjare, festë të flijimit e sakrificës dhe mbi të gjitha festë e bamirësisë dhe kujdesit për të varfër dhe për nevojtarë.

Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt të gjithëve!”, thuhet në njoftimin e Hotit.

Shënkolli kremtohet  më 9 maj dhe 6 dhjetor. Me 9 maj është përvjetori i shpërnguljes së eshtrave të tij në Bari më 1087.

Lexo edhe:

Vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Asnjë koment

Comments are closed.