18-12-2024

“Kryeministri Kurti e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, siç duket e ka kryer detyrimin e tij për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, ku është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për skandalin me rezërvat shtetërore.

Kjo është bërë e ditur nga avokati Besnik Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook, tha se Kurti para rreth gjysmë orë është larguar nga objekti i Prokurorisë Speciale.

“Çka nese u them se  kryeministri Kurti sapo e kreu intervisten ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves, a ma besoni a jo 🙂?!

Nejse, mos i ngjitni fjale djalit se me syte e mi e pash😉. Institucionalist se c’ke me te!” – ka shkruar Berisha.

news image

Sinjali ka kontaktuar zëdhënësen e Prokurorisë, prokurorin e rastit, kryeprokurorin, si dhe zëdhënësin e Qeverisë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit nuk janë parfjifjue  në thirrjet e redaksisë, shkruan Gazeta Sinajli.

Ndryshe, Kurti nuk është paraqitur në mëngjes, siç ishte paraparë në ftesën e Prokurorisë Speciale.

Zëdhënësu i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyren e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”.

Asnjë koment

Comments are closed.