Kryeministri Kurti voton në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ka votuar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Kurti u shoqërua nga bashkëshortja e tij deri në shkollën ku e kishte vendvotimin, mirëpo votoi i vetëm, pasi bashkëshortja e tij nuk ka të drejtë vote.