Kryeprokurori flet pas vrasjes në Suharekë

Tre të miturit që dyshohen për vrasjen e një bashkëmoshatari në Suharekë do të dërgohen në paraburgim për 15 ditë.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Admir Shala.

Ai tha se për shkak se të dyshuarit janë të mitur masa e paraburgimit do të jetë 15 ditë.

“Po, ka përfunduar procedura e intervistimit. Janë të gjithë të mitur dhe për të gjithë do të zhvillojmë procedurë që të ndalohen për 24 orë në polici dhe më pastaj do të zhvillohet edhe masa e paraburgimit. Pas kësaj do të shikojmë dhe do të vendosim për më tutje”, tha kryeprokurori Shala për KALLXO.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *