25-04-2024

Kryetari i gjykatës Ymer Hoxha, flet për seancën ndaj bosit të ‘Kobra City’

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, tha për KALLXO.com se koha e saktë e mbajtjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj bosit të klubit të natës ‘Kobra City, Dibran Hoxha, nuk është caktuar ende.

Por ai u shpreh i bindur se kjo seancë do të mbahet gjatë pasdites së sotme.

“Ende nuk e kemi caktu orën mirëpo seanca do mbahet sot pasdite”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Dibran Hoxha, i njohur si pronari i “Kobra City”-t në Prizren është arrestuar sot nga Policia e Prizrenit.

Hoxha ka qenë në kërkim policor prej ditës së shtunë pasi që i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit H.B., babai i një ish-punëtori të “Kobra City”, një lokali nate në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.