Kryetari i LDK-së së Prizrenit, Selmanaj takon ish-Presidentin Mesiq dhe mërgimtarë nga Hasi në Zagreb ( Foto )
Kryetari i degës LDK-së së Prizren, Driton Selmanaj, po qëndron në Kroaci, ndërsa ka njoftuar se ndër tjera ka takuar edhe ish-Presidentin, Stipe Mesiq, të cilin përkundër moshës së shtyrë e ka vlerësuar analiza të qarta dhe të thella për aktualitetin në rajon e në botë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu ka viziuar edhe mërgimtarë nga rajoni i Hasit, që punojnë atje.
“Edhe pse në moshën 90 vjeçare, ish presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq, ka mendime dhe analiza shumë të qarta dhe të thella për zhvillimet politike në rajon dhe në botë. Ishte kënaqësi e veçantë që bashkë me kolegun Avdullah Hoti dhe kryetarin e grupit të asambleistëve të LDK-ës në Prizren Haziz Hodajn, të drekonim dhe bashkëbisedonim me politikanin unik kroat”, ka shkruar ai në ‘facebook’.
Në kuadër të vizitës në Kroaci Selmanaj dhe Hoti njoftuan se janë takuar edhe me mërgimtarë nga rajoni i Hasit, që punojnë atje:
“Ndjenjë e veçantë të takojmë njerëz të mirë dhe puntorë në Zagreb të Kroacisë.
Burrat hasjanë, dikur kanë marrë rrugët e botës për të fituar sa për të jetuar, kurse sot janë shëndrruar në ndërmarrës dhe biznesmen shumë të suksesshëm.
Nga duart e tyre sot hanë bukën hasjane të gjitha kombet e rajonit dhe më gjerë. Me punë arrihet gjithçka ishte motoja e tyre. Ju lumtë! U jemi falënderues dhe krenar për fisnikërinë tuaj! / Gazeta e Prizrenit