19-04-2024

Kryetari i Suharekës, Muharremaj gjen vetëm një punëtore në ambulanten në Studenqan, paralajmëron masa

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë me mëngjes në terren.

Ai ka vizituar Ambulanten e Mjekësisë Familjare në fshatin Studenqan dhe në orën 08:00 ka gjetur vetëm një punëtore në orarin e punës.

“Sapo vizitova AMF në Studenqan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punës në orën 08:00”, ka shkruar ai në Facebook.

“Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike”

Asnjë koment

Comments are closed.