19-04-2024

Vdes babai i deputetit të AAK-së, Kuçi ngushëllohet nga Haradinaj

Ka ndërruar jetë babai i Blerim Kuçit, deputetit të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i partisë së tij dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime atij dhe familjes.

Më poshtë shkrimi i plotë i Haradinajt:

I prekur nga lajmi për vdekjen e Ahmet Kuçit, të cilin e njoha personalisht, si një burrë të fjalës që ka qëndruar kurdoherë i paluhatshëm në parimet shqiptare.

Deputetit Blerim Kuqi si dhe familjes së gjerë të të ndjerit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Të jeni bashkë dhe të ruani kujtimet më të mira për më të dashurin tuaj.

Prehu në paqe Baca Ahmet!

Asnjë koment

Comments are closed.