“Heronjtë e Policisë së Gjakovës në krye me komandantin e tyre Major Kristë Gjikaj kthehen në punë. Komandanti Kristë Gjokaj, oficerët e lartë të policisë, eprorët Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi, policët Agron Idrizaj, Milot Ukaj e Shaban Limani, me vendimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës, z.Rashit Qalaj, ndërprehet suspendimi i përkohshëm dhe kthehen në punë”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook.
Zyrtarët policorë janë arrestuar pasditen e 8 gushtit. Policia kishte thënë se suspendimi i tyre është bërë në rekomandimin e Inspektoratit Policor pasi ndaj të njëjtëve ishin duke u kryer hetime.
“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njëjtëve janë duke u kryer hetime”, kishte thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani./GazetaExpress
Postimi i plotë në Facebook i avokatit Gashi: