Ka pothuajse një dekadë që kjo kabinë qëndron në qendër të Prizrenit, skaj Urës së Arastës, përballë hotel “Therandës, por përkundër kësaj kohe nuk dihet se kujt i ka shërbyer, pasi nga vendosja e saj nuk është parë që dikush të ketë kryer ndonjë shërbim në të, shkruan “gazetaeprizrenit.net”.
Kabina e “harruar” që nuk i shërben askujt, tashmë edhe është demoluar dhe paraqet një imazh jo të mirë në qendër të qytetit, ndërsa është bërë pengesë për kalimtarët.
Kur ishte vendosur është thënë se kjo po bëhej për të ofruar shërbime të komunikimit, përfshirë edhe ato në internet, pasi atëkohë nuk ishin shumë të përhapur telefonat e mençur si dhe mungonte sistemi i internetit ëi-fi, derisa në qytet kishte më shumë pjesëtarë të organizatave ndërkombëtare, që vepronin këtu.