18-05-2024

Kujtime në “Lumbardh” si kapitull për historinë e Prizrenit

Tregime e histori të Prizrenit, nga pjesa e dytë e shekullit XX, janë shpalosur në kinemanë “Lumbardhi”.

Pos sallës së kinemasë, dje pasdite janë shfrytëzuar edhe kthinat e tjera të ndërtesës kulturore për të ekspozuar këto rrëfime e kujtime në formë audiovizuale e fotografish, për një periudhë që sipas bartësve të këtij projekti “ka luajtur rol kritik në formimin e identitetit kulturor dhe urban të Prizrenit”.

Ekspozita e titulluar “Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945-1989” sipas organizatorëve ka sjellë prezantimin e historive lokale me gjuhën vizuale të ekipit të këtij projekti. E tëra bazohet në hulumtimin e realizuar përgjatë ‘Prizren Urban Memoryscapes’, projekt tetëmujor i ideuar përmes partneritetit midis Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore, në bashkëpunim me Ambasadën franceze dhe atë gjermane, shkruan sot Koha Ditore.

Në përshkrimin e vendosur në njërin prej mureve të kinemasë emblematike të Prizrenit theksohet se “ekspozita ‘Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945—1989’ ka një qasje ndërdisiplinore: duke realizuar intervista të historisë gojore; mbledhur dhe arkivuar burime vizuale dhe eksploruar strategji të ekspozimit të historisë shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Prizrenit”.

Fotografia e LUMBARDHI

Asnjë koment

Comments are closed.