26-04-2024

Kur dhe sa nxënës me nota të dobëta do të rivlerësohen në Prizren?

Rreth 400 ankesa kanë bërë prindërit dhe nxënësit e shkollave të mesme të larta të Prizrenit lidhur me notimin përfundimtar në Drejtorinë komunale të Arsimit, ndërsa ky sektor ka vendosur që rivlerësimi i nxënësve të bëhet në afatin e gushtit.

Drejtori i DKA-së, Skënder Susuri ka thënë se DKA ka ushtruar kontroll të përgjithshme në të gjitha shkollat e mesme të larta lidhur me vlerësimin përfundimtar (notimin) përfundimtar, pas ankesave dhe kundërshtimeve të shumta të nxënësve dhe prindërve.

“Janë mbledhur provat e duhura, dhe pastaj në bazë të rekomandimeve të dala nga kontrollet, DKA-ja me drejtorët e shkollave janë pajtuar që të bëhet rivlerësimi i nxënësve”, ka thënë ai.

Sipas tij, vetëm shkolla e mjekësisë “Luciano Motroni”, ka refuzuar ta zbatojë vendimin për rivlerësimin e nxënësve dhe për këtë  lënda është bartur në Inspektoratin e Arsimit për vendimmarrje.

Në këtë shkollë janë më shumë se 300 nxënës që rrezikojnë ta përsërisin vitin.

I pyetur nga “GazetaePrizrenit”, nëse në këtë rast ka ndërhyrje politike apo intervenime nga njerëz me ndikim, Susuri ka mohuar këtë.

Ai po ashtu ka thënë se vendimi  për rivlerësim nuk është ndonjë ndërhyrje e DKA-së në punën e mësimdhësve./gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.