Kur pritet të marrë fund greva në Arsim?
Greva e Sindikatë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës mund të marrë fund qysh nesër.
GazetaBlic merr vesh nga burimet e saj se, nesër zhvillohet takimi i dytë i Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Nesër do të ketë takim të dytë mes SBASHK-ut dhe MASHT-it, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe ministri i financave, Hekuran Murati”, i tha ky burim Gazetës Blic.
Lexo edhe:
Hetime ndaj testit për sekretarë shkollash të Prizrenit
Gjatë takimit të sotëm palët kanë pasur dakordim “për diçka” e ku te dyjat palët kanë vendosur të heshtin për “marrëveshjen në parim”.