20-04-2024

Kurti: Do ta respektojmë aktgjykimin e Kushtetueses për masat ndaj Covid-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në 12 vjetorin e miratimit të Kushtetutës ka thënë se Kushtetuta është dyshemeja dhe tavani i qeverisjes demokratike.

“Kushtetuta e shtetit i paraprinë pushtetit, ajo është si dyshemeja ashtu edhe tavani i qeverisjes demokratike dhe i funksionimit e i rregullimit institucional, por Kushtetuta e Republikës së Kosovës lë aq shumë për të dëshiruar, që nga mënyra e hartimit e deri te mangësitë dhe pabarazitë. Kushtetuta është themel i Republikës vetëm atëherë kur Republika është thelb i Kushtetutës “.

Kurti theksoi se pas datës 13 prill masat e ndërmarra kundër shpërndarjes së pandemisë Covid-19 të mos bien me ngrehinën aktuale juridiko-kushtetuese të vendit.

“Megjithëkëtë, kushtetutshmëria është vlerë që duhet respektuar përditë përveçse tekst betimi që shqiptohet një herë. Andaj sot me 9 prill shënojmë ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në përvjetorin e saj të dymbëdhjetë. Andaj do ta respektojmë aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që pas 13 prillit masat e ndërmarra kundër shpërndarjes pandemike të COVID-19 të mos bien në kundërshtim me ngrehinën aktuale juridiko-kushtetuese të Republikës sonë. Natyrisht, gjithmonë duke përmbushur obligimin tonë për mbrojtur deri në maksimum jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, si dhe mirëqenien ekonomike të bizneseve dhe punëtorëve të vendit”.

Asnjë koment

Comments are closed.