24-11-2024

Kurti e Osmani ‘kapen të buzëqeshur’ në Prizren – kryeministri s’i ndahet bakllavës e presidentja telefonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me shumë figura publike kanë marrë pjesë në ngjarjen e shënimit të 146-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Media lokale nga Prizreni “RTV BESA”, ka publikuar pamje interesante të Kurtit e Osmanit.

Kurti shijon ushqimin e ndërkaq Osmani flet në telefon.

“Kryeministrit i ka ardh malli për ushqimin e Prizrenit, presidentja i tregon diçka në telefon, ai shkrihet duke u qeshur”, i ka përshkruar këto pamje mediumi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.