25-11-2024

Kurti: Ministri i ri i Shëndetësisë nuk do jetë nga VV

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se së shpejti do të emërohet ministri i ri i Shëndetësisë.

Ai tha se kjo është çështje ditësh, raporton Indeksonline.

Tutje, Kurti u shpreh se ministri i përzgjedhur nuk do të jetë pjesë e Vetëvendosjes,

Është çështje ditësh deri në emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë i cili nuk do të jetë nga Vetëvendosja, por nga shëndetësia”, u shpreh ai në një intervistë në ATV.

Ndërsa sa i përket ministres aktuale të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, Kurti ka thënë që ajo ka bërë një punë të mirë deri tash.

Bunjaku do të vazhdojë të jetë zëvendësministre”, tha Kurti.

Asnjë koment

Comments are closed.