Kurti në Reçak: Ata që urdhëruan masakrën të dënohen
Në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut e cila konsiderohet si masakra më e dhimbshme e njerëzimit në historinë e Kosovës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve me ç’rast tha se është obligim i institucioneve vendore që të gjithë ata që urdhëruan dhe kryen këtë masakër të dënohen.
Derisa tha se Masakra e Reçakut ndërgjegjësoi botën demokratike dhe solli intervenimin e NATO-së, Kurti tha se drejtësia e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.
“Lajmi për Masakrën e Reçakut e tronditi dhe tmerroi Kosovën por e ndërgjegjësoi dhe alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Masakra e Reçakut ishte vendimtare që NATO ta bombardonte Jugosllavinë e Millosheviqit….21 vite më vonë nuk ka drejtësi për viktimat dhe familjet dhe kjo drejtësi e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj njerëzve tanë, popullit tanë, ndaj shtetit tonë, është obligim i institucioneve vendore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që të sjellim drejtësi, të shtojmë trysni mbi Serbinë ashtu që të gjithë kriminelët që ekzekutuan dhe ata që urdhëruan masakrën e Reçakut të nxirren para proceseve gjyqësore dhe të dënohen”, tha Kurti.
Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë.