29-09-2022

Kusari-Lila: Kodi Civil e Ligji i Pagave kalojnë në vjeshtë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencën e fundit për sesionin pranveror, ku edhe ka paraqitur punën e këtij grupi.

Shefja e deputetëve të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila tha se, kanë arritur që thyejnë rekord në miratimin e ligjeve që nga shpallja e pavarësisë.

Ajo tha se kanë arritur që të miratojnë 87 ligje në të dy leximet dhe 18 marrëveshje ndërkombëtare, falë edhe mbështetjes së opozitës.

“Kuvendi ka arritur të thyej rekordin e miratimit të ligjeve që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. me 87 ligje të miratuara në të dy leximet dhe 18 marrëveshje të arritura ndërkombëtare gjë që nënkupton dhe bashkimin e pozitës dhe të opozitës në miratimin e këtyre marrëveshjeve. Kuvendi i Kosovës një rekord të tillë e ka pasur në vitin 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës dhe në vitin 2013 kur është përmbyll pavarësia e mbikëqyrur. Kemi ende shumë punë për të bërë për të rritur performancën dhe perceptimin e duhur të qytetarëve për punën e deputetes dhe deputetit”.

Kusari-Lila shtoi se edhe pse është bërë punë e mirë ka ende punë në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe institucioneve që i raportojnë Kuvendit.

Në sesionin e ardhëm ajo tha se synim kanë përmbushje e agjendës dhe që të jetën shembull i punës së mirë institucionale.

“Synimet tona në sesionin vjeshtor janë: dinamizmi i punës së mëtejshëm, përmbushja në afate optimale e agjendës legjislative, organizimi i sa më shumë dëgjimeve publike dhe rritjes së transparencës me qytetarët, trajtimi i sa më shumë çështjeve të adresuara nga qytetarët drejt kuvendit dhe grupit tonë parlamentar në veçanti. Përsosja e sistemit të institucioneve që raportojnë në kuvend dhe shtimi eksponencial i numrit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve dhe të gjitha fushat”, tha Kusari-Lila.

Kur foli për miratimin e Ligjit të Pagave e Kodit Civil, ajo u shpreh e bindur se këto dokumente të rëndësishme do të marrin mbështetjen e deputetëve në sesionin vjeshtor.

Edhe pse e pranoni se kanë dallime të qëndrimeve në parti sa i përket Kodit Civil, thotë ai është dokumenti më me rëndësi që rregullon jetën e qytetarëve të vendit, raporton EO.

“Ligji i Pagave dhe Kodi Civil në sesioni vjeshtor do të jenë në shqyrtim. Kemi mendime të ndryshëm në GP, nuk është dokument të thjeshtohet në një çështje”.

“Ai e rregullon jetën e qytetarëve prej lindjes deri në vdekje, dhe është e rëndësishme të kuptohet rëndësi e këtij Kodit, jemi shumë optimistë që Kodi të kalojë”.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi, tha se janë të vendosur që të vendoset rregull dhe ligj në vend.

Ai ka garantuar se do të ketë drejtësi për krimet e luftës e betejë të pashoq ndaj krimit e korrupsionit.

Në këtë konferencë përveç paraqitjes së statistikave, Rrustemi ka folur edhe për debatet e gjata në kuvend me akuza e kundër akuza, duke i quajtur qëndrimet e opozitës të pabaza e që nuk do të ndikojnë në punën e VV-së.

“Do të ketë vendosje të drejtësisë për krimet e luftës, betejën anti-korrupsion, përfaqësim të Kuvendit në arenën ndërkombëtare. Debati ka degjeneruar shumë herë në Kuvend, përballë këtyre situatave grupi ka dhënë kontribut duke dalë nga qorrëskoku dhe akuzat e pabaza”.

Asnjë koment

Comments are closed.