23-11-2024

Kush dhe ku po vendosë për arsimin në Prizren sipas Nismës dhe AAK-së?

Opozita prizrenase ka hedhur kritika të shumta ndaj pushtetit rreth gjendjes së krijuar në arsimin prizrenas,  për siç ka thënë konkurse të papërfunduara, ndërsa shumica e shkollave janë me ushtrues detyre të drejtorit.

Përfaqësuesit e dy partive, Nismës dhe të AAK-së, ndërkaq kanë deklaruar në Kuvend se kjo gjendje është pasi vendimet servohen jashtë zyreve të Drejtorisë së Arsimit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Kuvendi Komunal i Prizrenit dje ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme rreth gjendjes në arsim, në të cilën opozita ka kërkuar dorëheqjen e drejtoreshës së DKA-së. Seanca është mbajtur pas vendimit të kryetarit të  Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas largimit të disa drejtorëve të shkollave duke emëruar në vend të tyre mësimdhënës pa konkurs.

Shefi i grupit nga NISMA Socialdemokrate, Pranverim Berisha në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, ndër të tjera “gjendjen e e rëndë” në arsim e ndërlidhi me atë se aty nuk vendosë drejtoresha e DKA-së,  Xhemile Thaçi- Vezgishi.

“Gjendjen edhe më të rëndë në arsim e bënë kur drejtoresha përdoret vetëm për dekor nga shefja e kabinetit të z.Haskuka e cila përmes E-mailave të cilat tashmë janë publike, dirigjon se kush duhet të dërgohet në komision disiplinor, si duhet të bëhen njoftime etj.., Në anën tjetër SekSeri i cili është larguar nga ne si matrapaz dhe abuzues i pozitës zyrtare i përgatitë të gjitha lojërat e konkurseve dhe pranimeve në punë përmes shërbëtorëve të tyre si drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, i shkollës se “Mushnikovës”  dhe drejtori i shkollës në fshatin “Krajk”, të cilët vazhdojnë të jenë anëtarë të komisioneve të cilat po vazhdojnë edhe këtyre ditëve, e ku Xhemilja me këta të tre marrin direktiva dhe japin llogari tek një “barakë” prapa DKA-së, misioni i të cilës ende nuk dihet”, tha Berisha.

Shefi  i grupit të AAK-së, Ilir Baldedaj, ndërkaq derisa vlerësoi se “DKA sot është çerdhe e krimit të organizuar në Prizrenit, tha se vendimet merren në baraka e kafiteri, dhe i servohen drejtoreshës së DKA-së, që po drejton atë sektor, ndonëse nuk e ka mbajtur as një orë mësimi”.

Në anën tjetër, shefi i grupit të PDK-së Simir Krasniqi ka pyetur drejtoreshën e DKA-së, se “Kush po i përpilon testet për Arsim, Komisioni apo kush?

Ndonëse ka folur para këshilltarëve, duke paraqitur një raport, drejtoresha e DKA-së, Xhemile Thaçi- Vezgishi nuk është ndalë shumë në përgjigjet konkrete ndaj këtyre pyetjeve.

Sipas Berishës së Nismës, për të gjitha shkeljet janë duke u marrë organet e drejtësisë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.