17-05-2024

Kush është drejtor i vërtetë i Inspektorateve në Prizren, sipas Baldedajt?

Kuvendari i AAK-së në opozitë, Ilir Baldedaj, duke folur për suspendimin e sotëm të inspektorëve të Komunës së Prizrenit, i ka quajtur si të painformuar kryetarin e Haskuka dhe drejtorin e Inspektorateve në Prizren, ndërsa ka treguar se kush sipas tij, janë shefat e vërtetë të këtij sektori, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Baldedaj, që në qeverisjen e kaluar ka qenë drejtor për Administratë komunale në Prizren, përmes një postimi në “facebok”, ka shkruar:

“Suspendimi i inspektorëve të Komunës së Prizrenit është dështimi i radhës sukses i qeverisë Haskuka.  Mytaher Haskuka dështimin e tij dëshiron ta mbulojë me suspendimin e katër ispektorëve.

Haskuka dështimin e drejtorit të Inspektoratit dëshiron ta mbulojë me suspendimin e inspektrëve Përgjimi i fundit nxjerr mbi sipërfaqe se drejtori i inspektoratit as që e ka idenë çka po ndodh në këtë drejtori. Aty drejtor janë zyrtari ligjor dhe inspektori i ambientit.

Ata edhe pse nuk e kanë asnjë kompetencë ligjore aty sillen si kryetar Komune. Arben Krasniqi, zyrtar ligjor dhe Shqipron Ibrahimi inspektor i ambientit në drejtorinë e shërbimeve publike janë fajtorët pse inspektorët nuk kanë mundur të bëjnë procesverbale dhe nuk janë lejuar t’i zhvillojnë procedurat sipas ligjit.

Mytaherë Haskuka e ka ngatërruar adresën e suspendimit, dhe ky akt dëshmon se ai as që e ka idenë çka po i ndodh në Komunë”, ka shkruar ai. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe :

Komuna e Prizrenit suspendon 4 inspektorë nga sektori i ndërtimit

 

Asnjë koment

Comments are closed.