Këshilltarët e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, Mimoza Bushrani dhe Alush Shala kanë kërkuar raport nga Drejtoria e Arsimit dhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka për masat e ndërmarra pas rasteve tragjike të vetëvrasjeve të dy nxënësve të shkollës së mjekësisë në Prizren, që ndodhen javën e kaluar.
“Këto raste kanë shkaktuar dhembje e shqetësime tek shkollarët, por edhe tek shtresat tjera të popullatës”, thanë ata sot, gjatë mbledhjes së KK-së.
Shala, ndërkaq ka kërkuar të organi më i lartë komunal, të mbajë edhe një minutë heshtje në përkujtim të dy viktimave.