Kuvendari Baldedaj: Drejtoria Arsimit angazhoi burrin në Komision të pranimit, ndërsa gruan në atë të Ankesave (Video)
Anëtari i AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka hedhur kritika të ashpra në adresë të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, për shkelje dhe punësime.
Në mbledhjen e djeshme të KK-së, ai përmendi një rast të konfliktit të interesit, kur DKA ka angazhuar drejtorin e një shkolle si anëtar në Komisionin për pranimin e mësimdhënësve, ndërsa gruan e tij, që është sekretare në një shkollë tjetër, në Komisionin për ankesa.
Ai ka thënë se ka ndërmend që këtë rast ta paraqesë në Antikorrupsion: