26-11-2024

Kuvendari Baldededaj: Haskuka i dështuar, emëron drejtor nga Prishtina

Emërimin në krye të Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren,  të Nora Kelmendit,  opozita në Prizren e ka vlerësuar si një paaftësi të qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Mytaher Haskuka.

Shefi i grupit të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, subjekt ky në opozitë, Ilir Baldedaj ka deklaruar se Qeverisja e Prizrenit ka filluar të forcohet me drejtor nga Prishtina.

“Në Drejtorinë e Kadastrës e kanë sjellë një drejtor nga Prishtina, kjo tregon paaftësinë e VV-së në Prizren. Kjo tregon se këta janë të dështuar”, ka shkruar ai në faqen e tij në ‘facebook’.

Lexo edhe:

“Penallti” për opozitën në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.