Njëri nga anëtarët më të vjetër të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Fatmir Kastrati nga radhët e AAK-së ka kërkuar që kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka publikisht të kërkojë falje për atë se çfarë ka deklaruar, gjatë seancës së fundit të KK-së, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Në seancën e fundit, derisa po fliste në foltoren e KK-së, Haskuka nën tension e me zë të ngritur, kishte thënë se disa kuvendarë e kanë vendin në burg.
Kastrati ka thënë se e ka ndier veten keq për një reagim të tillë, pasi një kryetar komune, duhet ta ruaj gjakftohtësinë.
Kastrati që është një profesor i respektuar në qytet, edhe më parë ka shprehur pakënaqësi rreth punës së institucionit më të lartë komunal, duke thënë se rëndësia dhe nami i tij po zbehet, por sipas tij përbërja e fundit ka degraduar nga çdo gjë që quhet normale. /GazetaePrizrenit.net /
Shiko edhe:
Përplasje të asamblistëve me kryetarin Haskuka në Kuvendin e Prizrenit (VIDEO)