03-12-2024

Asambleisti Kastrati: Kryetari Haskuka të kërkojë falje (Video)

Njëri nga anëtarët më të vjetër të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Fatmir Kastrati nga radhët e AAK-së ka kërkuar që kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka publikisht të kërkojë falje për atë se çfarë ka deklaruar,  gjatë seancës së fundit të KK-së, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në seancën e fundit, derisa po fliste në foltoren e KK-së, Haskuka nën tension e me zë të ngritur, kishte thënë se disa kuvendarë e kanë vendin në burg.

Kastrati ka thënë  se e ka ndier veten keq për një reagim të tillë, pasi një kryetar komune, duhet ta ruaj gjakftohtësinë.

Kastrati që është një profesor i respektuar në qytet, edhe më parë ka shprehur pakënaqësi rreth punës së institucionit më të lartë komunal, duke thënë se rëndësia dhe nami i tij po zbehet, por sipas tij përbërja e fundit ka degraduar nga çdo gjë që quhet normale. /GazetaePrizrenit.net /


Shiko edhe:

Përplasje të asamblistëve me kryetarin Haskuka në Kuvendin e Prizrenit (VIDEO)

Asnjë koment

Comments are closed.